Vodhën shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, nënë e bir dalin sot para gjykatës
Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, kishte fotokopjuar çelësat dhe bashkë me djalin e saj vodhën paratë dhe e inskenuan ngjarjen si një vjedhje.
TIRANË- Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir të cilët akuzohen për vjedhjen e më shumë se 1 banese në kryeqytet, do të dalin ditën e sotme para trupës gjykuese. Ata dyshohet se kanë grabitur 4 banesa të familjeve VIP, përveç asaj të zyrtares Alda Klosi ku morën 120 mijë euro. 49-vjeçarja dhe djali i saj vodhën 120 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë nga shtëpia e ish-shefes së kabinetit të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj. Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, kishte fotokopjuar çelësat dhe bashkë me djalin e saj vodhën paratë dhe e inskenuan ngjarjen si një vjedhje.
Një kontroll i dytë, u zbuloi në banesë shuma të mëdha parash. Përveç 120 mijë eurove, policia i zbuloi në tubin e aspirimit 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia.
Në këtë ngjarje, jashtë hetimit nuk u la as ish-shefja e kabinetit të Ahmetajt. Prokuroria ka nisur një hetim për burimin e parave që Klosi mbante në shtëpi. Ajo tha një ditë më parë se këto para i kishte të deklaruara dhe se i ka mbledhur për kurimin e xhaxhait të saj në SHBA.
Nga shtëpia e Klosit, janë vjedhur 120 mijë euro dhe bizhu të vlerave të ndryshme.
Rozeta e cila punonte si pastruese prej 20 vjetësh, në bashkëpunim me djalin e saj, vidhte të pasurit duke shfrytëzuar momentin kur pronarët nuk ndodheshin aty, përmes çelësit që kishte kopjuar. I biri i pastrueses reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta. Mirëpo, miqve, i riu u thoshte se këto mjete nuk ishin të tijat, por i merrte me qira.
Sondazh
Me plan! Hajdutët hyjnë e vjedhin 160 mijë euro nga shtëpia e mjekut grek, qëndruan plot 2 ditë në vilën e tij
Foto ilustruese GREQI- Një vjedhje me vlerë disa mijëra euro ka ndodhur mëngjesin e të enjtën deri të shtunën n&eum...
Aksident në aksin Shkodër-Tiranë/ I moshuari rrëzohet nga motoçikleta, transportohet në spital
Ambulance SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor 'Shkodër-Tiranë'. Sipas njoftimit të p...
'Më akuzojnë për hajdut'/ Shqiptari në Itali denoncon në Polici: Po na diskriminojnë si familje
Shqiptari ITALI- Një shqiptar ka kryer një ankesë tek karabinierët e Aglianës pasi pretendon se ka qenë viktimë e v...
"Zot, mbaje dorën", qytetarët në panik pas lëkundjeve në Vlorë: Lëvizën dyert
Termet VLORË- Panik dhe frikë ka ngjallur tek banorët e Vlorës, tërmeti me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter i cili u ndje...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 9 janar 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë tërmetin 3.6 ball&eu...
1 në 4 çifte në Shqipëri ndahen, rritet mosha mesatare e atyre që lidhin kurorë
Dasma TIRANË-Shqiptarët po martohen më pak dhe po divorcohen më shumë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojn&eu...
Mos harroni çadrën kur të dilni nga shtëpia, pasditen e sotme priten reshje shiu
Shi TIRANË- Moti do të jetë me vranësira e reshje shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore pasdite, reshje bore në z...
Qytetarët në panik! Tërmet 4.1 ballë në Vlorë, njerëzit: Sikur shpërtheu toka
Foto ilustruese VLORË- Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetarët në Vlorë. L...
“Më tha s’dua të të shikoj me sy”, Bukuria: Nëna ka 3 vite e vdekur, s’i hodha dot një grusht dhe
Bukuria TIRANË- Dy motra binjake u përballën këtë të diel me njëra tjetrën për shkak të një premtimi...
“I thoshin ç’e do atë shterpë?!”, Luljeta rrëfen vështirësitë nga mungesa e një fëmije: Qaja çdo natë
Luljeta TIRANË- Luljeta edhe pse kishte vite e martuar nuk po bënte dot fëmijë, ndaj këtë nder ka ka kërkuar motrë...
