Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Tiranë/ I moshuari rrëzohet nga motoçikleta, transportohet në spital

61-vjeçari me inicialet L.V, teksa ishte duke ecur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar.

9 Janar 2023, 08:33 Nga A.B
Aksident në aksin Shkodër-Tiranë/ I moshuari rrëzohet nga
Ambulance

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor 'Shkodër-Tiranë'. Sipas njoftimit të policisë, 61-vjeçari me inicialet L.V, teksa ishte duke ecur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 06:45, në aksin rrugor “Shkodër-Tiranë”, në fshatin Beltojë, shtetasi L. V., 61 vjeç, duke lëvizur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll