Aktualitet

VIDEO/ FNSH dhe Policia Kriminale zbarkojnë në Fushë Krujë, ç’po ndodh me kontrollet në zonë

Kontrolleve u është bashkuar edhe një autoblind.

8 Janar 2023, 20:40 Nga F.M
VIDEO/ FNSH dhe Policia Kriminale zbarkojnë në Fushë Krujë,
Blindi

KRUJË- Grupe të policisë kriminale të Durrësit si edhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u janë bashkuar efektivëve të Policisë së Krujës që po ushtron kontrolle mes zonës së Fushë Krujës dhe Laçit.

Pamjet e mëposhtme tregojnë se kontrolleve u është bashkuar edhe një autoblind. Kontrollet po ushtrohen në zonat mes Fushë Krujës e Laçit dhe po patrullohen të gjitha fshatrat. Ky kontroll ka nisur në orët e pasdites dhe qëllimi është gjetja e një gjurme që mund të çojë në zbardhjen e fatit të të shumëkërkuarit të zhdukur, Ervis Martinaj.

 

 

zhduket ervis martinaj ervis martinaj

Sondazh

Poll