Aktualitet

Mijëra qytetarë bllokohen në Kapshticë: Jemi në të ftohtë e me familje! Qeveria s'ka marrë asnjë masë, nuk vijmë më për festa

Situata vështirësohet pas orëve të tëra në pritje.

8 Janar 2023, 19:05 Nga F.M
Mijëra qytetarë bllokohen në Kapshticë: Jemi në të
Qytetari

KAPSHTICË- Mijëra qytetarë janë irrituar me mungesën e masave nga ana shqiptare dhe ajo greke, gjë që i lënë për orë të tëra në kufi, në temperature të ulëta. Qytetarët shprehen për mediat se vijnë në Shqipëri për të festuar, por me këtë situatë që përballen në doganë, do ta rimendojnë rikthimin në ardhe.  

“Se çfarë do bëhet një zot e di, kur vijmë për festa, këtë mendojmë, doganën, si do ta bëjmë, si do kalojmë. Për këto ditë festash vijmë për të gëzuar, jo për të ngecur në doganë. Temperaturat janë të ulëta, do harxhojmë karburantin duke u ngrohur, do ngelemi pa karburant këtu,”- thotë një prej tyre.

“Isha në Elbasan, kamë gati katër orë që po pres këtu. Jam me familje”- shprehet një qytetare.

“Ku është policia, ku është Edi Rama, ku janë të tjerët, ku janë ata që duan votën. Kemi 5 orë që jemi që presim”- thekson një tjetër.

 

Radha është kilometrike dhe ka nisur që në orët e para të mëngjesit. Pala greke punon me një sportel dhe kjo e vështirëson akoma më shumë situatën. Kjo gjë përsëritet çdo fundvit kur emigrantët shqiptarë kthehen në atdhe për festa e më pas largohen drejt vendeve të huaja ku dhe kanë ndërtuar jetën.

 

trafik ne kapshtice

Sondazh

Poll