Aktualitet

Aksident në Maliq, i dehuri përplas me makinë 55-vjeçarin në Maliq, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

8 Janar 2023, 18:26 Nga F.M
Aksident në Maliq, i dehuri përplas me makinë 55-vjeçarin
Foto Ilustruese

MALIQ- Një 55-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është aksidentuar. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Maliq, në kryqëzimin e Libonikut. Mësohet se 55-vjeçari po udhëtonte me biçikletë, në momentin që është përplasur nga një makinë.

I plagosuri është dërguar në spital, por nuk dihen detaje në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Ai dyshohet se po drejtonte makinën në gjendje të dehur. 

aksident ne maliq

Sondazh

Poll