Aktualitet

Po kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet 19-vjeçari nga Kosova, pranga dhe përndjekësit

Gjithashtu është proceduar penalisht një tjetër person, K. D., 41 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, për veprën penale “Përndjekja”.

8 Janar 2023, 17:54 Nga F.M
Po kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet 19-vjeçari nga Kosova,
Policia e Durrësit

DURRËS- Një 19-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente false. Në njpoftimin e Policisë bëhet me dije se i riu është kapur në Portin e Durrësit, teksa tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë. Gjithashtu është proceduar penalisht një tjetër person, K. D., 41 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, për veprën penale “Përndjekja”.

Njoftimi:

Port Durrës/Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Arrestohet në flagrancë një shtetas kosovar, pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë, me dokumente false. Procedohet penalisht një shtetas tjetër, i shpallur në kërkim për përndjekje.

Shërbimet e PKK Port Durrës, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme me pajisje dedektuese bashkëkohore ndaj shtetasve dhe mjeteve që kalojnë në port.

-Si rezultat, në dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, dhe në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Kosovë.

-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 41 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, për veprën penale “Përndjekja”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

porti i durresit policia e durresit

Sondazh

Poll