Aktualitet

Shiste drogë në emër të bashkëkombësit të tij/ Arrestohet shqiptari në Francë, policia i gjen heroinë në shtëpi (EMRI)

Në dëshminë e dhënë, i riu tregon se e shiste drogën në emër të një shqiptari tjetër, që nuk ishte në Francë.

8 Janar 2023, 17:09 Nga a.l
Shiste drogë në emër të bashkëkombësit të
heroina

FRANCË- Një 20- vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Fabjan Doda është vënë në pranga nga policia në Francë. Mediat franceze bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në Saint-Etienne pasi është kapur duke shitur heroinë.  Ai është kapur duke shkëmbyer drogën brenda makinës së tij një personi tjetër që ishte me të. 

Pas ndjekjes dhe arrestimit të shqiptarit është kryer një kontroll në banesën e tij, ku policia gjeti 11 gramë heroinë të paketuar dhe gati për shitje. Po ashtu brenda banesës ku Doda jetonte janë gjetur 770 euro cash, materiale për ambalazhimin e heroinës dhe një fletë ku mbante llogaritë e lëndës narkotike që kishte shitur. Në dëshminë e dhënë, i riu tregon se e shiste drogën në emër të një shqiptari tjetër, që nuk ishte në Francë./ Dosja.al

fabjan doda

Sondazh

Poll