Aktualitet

Dy makina përplasen 'kokë më kokë' në Gjirokastër-Kordhocë, plagosen 2 shoferë, pasagjerja në gjendje të rëndë

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 15:20, ku dy automjete një tip 'Nissan' dhe një tip 'Ford' janë përplasur me njëra tjetrën.

8 Janar 2023, 16:31 Nga a.l
Dy makina përplasen 'kokë më kokë' në
aksident

GJIROKASTËR- Një aksident i rëndëështë shënuar pasditen e sotme në aksiin rrugor Gjirokastër-Kordhocë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 15:20, ku dy automjete një tip 'Nissan' dhe një tip 'Ford' janë përplasur me njëra tjetrën. Për pasojë dy shoferët e automjeteve kanë mbetur të plagosur. Ndërsa në gjendje të rëndëështë stransportuar pasagjerja që ndodhej në mjetin tip 'Nissan' e cila ka marrë dëmtime në kokë. 

'Rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kordhocë”, janë përplasur automjeti tip "Nissan", me drejtues shtetasin J. D., 66 vjeç, banues në Gjirokastër, automjeti tip furgon, me drejtues shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Korçë dhe automjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin E. L., 37 vjeç, banues në Gjirokastër. Për pasojë, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve tip "Nissan" dhe "Ford", si dhe ka mbetur e dëmtuar (rëndë) pasagjerja që ndodhej në automjetin tip "Nissan", shtetasja S. D., 60 vjeçe), të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër', njofton policia. 

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. 

aksident ne gjirokaster

Sondazh

Poll