8 Janar 2023, 15:01
Nga a.l
banore
TIRANË- Banorët e njesisë numër 4 në Tiranë kanë anuluar deklaratën që do të mbante sot Partia Demokratike për të denoncuar punimet në rrugën 'Xhon Belushi'. Ata janë shprehur të revoltuar se kjo nuk është çështje politike por bëhet fjalë për problemet e banorëve. Për këtë arsye ata nuk kanë lejuar deputeten Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri të jepnin deklaratën për shtyp nga kjo rrugë.
“Ikni, lëreni bashkinë të na bëjë rrugën. Ta kishit bërë ju kur e kishit bashkinë”, janë shprehur banorët.
Më pas, deklaratën e mbajtën para bashkisë së Tiranës, ndërsa Vokshi tha se Veliaj i kishte nxjerrë patronazhistët për t’i përzënë për të fshehur abuzimet.
"Nuk e bën dot atje ku e kishim planifikuar për shkak të angazhimit të ushtrisë së patronazhistëve të Erion Veliajt, që i them t’i tërheqë urgjentisht. Çfarë nuk donte Erion Veliaj të shihnin qytetarët e Tiranës, vjedhjen skandaloze. Erion Veliaj është kapur në flagrancë, ndaj drejtësia duhej të kishte reaguar që në momentin kur kandidati i Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi e denoncoi dy ditë më parë", tha Vokshi.
Deputetja Albana Vokshi tha se ky kallëzim do të bëhet ditën e nesërme, sepse sipas saj Veliaj ka shkelur ligjin, duke nisur punimet në rrugë 9 para mbylljes së afatit të dorëzimit të dokumentave dhe 22 ditë para shpalljes së fituesit të kontratës së tenderit të hapur për këtë qëllim.
albana vokshi gent strazimiri
Aktualitet
8 Janar 2023, 14:14
a.l
helikopter
SARANDË- Musa Haxhi është 59- vjeçari i cili sot mbërriti në ambientet e spitalit të Sarandës i plagos...
Aktualitet
8 Janar 2023, 14:10
a.l
Kapshticë
KAPSHTICË- Defekti teknik nga pala greke ka shkaktuar radhë të gjata kilometrike në doganën e Kapshticës....
Aktualitet
8 Janar 2023, 13:34
A.B
Havier Dobi
TIRANË- Rozeta e Havier Dobi kanë pranuar vjedhjen në banesën e Alda Klosit, ish-zyrtares së lartë në kryemi...
Aktualitet
8 Janar 2023, 13:30
a.l
POLICIA
ELBASAN- Erald Jaupi 20 vjeç dhe Aurel Taushani 27 vjeç janë vënë sot në pranga nga policia në Elbasan....
Aktualitet
8 Janar 2023, 13:27
a.l
policia
TIRANË- Një 42- vjeçar është arrestuar sot nga policia në Tiranë pasi akuzohet se ka vjedhur një televizo...
Aktualitet
8 Janar 2023, 13:11
a.l
Grabitja
TIRANË- Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me grabitjen spektaklore që bënte një pastruese në Tiran...
Aktualitet
8 Janar 2023, 13:08
a.l
ambulanca
SARANDË- Një 59- vjeçar ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Sarandës ditën e sotme. Policia njofton se per...
Aktualitet
8 Janar 2023, 12:59
a.l
Niko Peleshi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se këtë vit pjesë e nismës nga Mbrojtja do të jetë...
Aktualitet
8 Janar 2023, 13:04
A.B
Alda Klosi
TIRANË- Zgjerohen hetimet për vjedhjen e 120 mijë eurove. Pas zbulimit të këtij megaskandali që ka ndodhur në...
Aktualitet
8 Janar 2023, 12:56
A.B
Havier Dobi
TIRANË- Havier Dobi, i riu i cili kishte vjedhur banesën e zyrtares së lartë në kryeministri Alda Klosi, bashkë m...