Aktualitet

Tentoi të vriste veten me pushkë, 59- vjeçari dërgohet te Trauma me helikopter, shkak konflikti në familje, fjalët e të plagosurit: Dua djalin!

Mësohet se shkak është bërë një debat në familje, pas së cilës 59- vjeçari ka tentuar t'i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë.

8 Janar 2023, 14:14 Nga a.l
Tentoi të vriste veten me pushkë, 59- vjeçari dërgohet te
helikopter

SARANDË- Musa Haxhi është 59- vjeçari i cili sot mbërriti në ambientet e spitalit të Sarandës i plagosur me armë gjahu. Ai është transportuar te spitali i Traumës me helikopter pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Saçmat e pushkës i kanë dëmtuar mushkëritë.

Policia më herët njoftoi se Haxhi kishte plagosur veten me armën e gjahut. Mësohet se shkak është bërë një debat në familje, pas së cilës 59- vjeçari ka tentuar t'i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë.

59-vjeçari mësohet se ishte i divorcuar nga gruaja, me të cilën kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Para se të qëllonte veten i ishte drejtuar familjarëve: S’dua asnjë nga ju, vetëm djalin.

Pritet që policia të marrë në pyetje familjarët e 59- vjeçarit për të kuptuar motivin e ngjarjes, që çoi deri në tentativën e Musa Haxhiut për të vrarë veten./ Dosja.al

musa haxhi

Sondazh

Poll