Aktualitet

SKEMA/ Si e kuptoi ish-zyrtarja e lartë mungesën e 120 mijë eurove në banesë?

Për të fshehur gjurmët, hajdutja Rozeta Dobi përdorte si taktikë, vjedhjen në kohë të ndryshme.

8 Janar 2023, 13:11 Nga a.l
SKEMA/ Si e kuptoi ish-zyrtarja e lartë mungesën e 120 mijë
Grabitja

TIRANË- Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me grabitjen spektaklore që bënte një pastruese në Tiranë, e cila arriti të merrte në banesën e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, rreth 120 mijë euro, para dhe bizhuteri.

Për të fshehur gjurmët, hajdutja Rozeta Dobi përdorte si taktikë, vjedhjen në kohë të ndryshme. Por si e kuptoi ish-zyrtarja grabitjen? Në datën 15, Klosi, e cila e kishte këtë banesë me qira në Rrugën e Kosovarëve, kishte bërë denoncim për vjedhjen në fjalë, pasi kishte konstatuar se i mungonin paratë.

Çfarë kanë bërë nënë e bir?

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura. Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale./ Dosja.al

alda klosi havier dobi rozeta dobi

Sondazh

Poll