Aktualitet

59-vjeçari në Delvinë plagos veten me armë zjarri, detajet nga policia

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

8 Janar 2023, 13:08 Nga a.l
59-vjeçari në Delvinë plagos veten me armë zjarri, detajet
ambulanca

SARANDË- Një 59- vjeçar ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Sarandës ditën e sotme. Policia njofton se personi i identifikuar me iniciale M. H., dyshohet se është vetë-plagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë. 

"Delvinë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 12:30, është paraqitur në Spitalin e Sarandës, për ndihmë mjekësore shtetasi M. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetë-plagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Dosja.al

Sondazh

Poll