Aktualitet

Nisma e Ministrisë së Mbrojtjes/ Peleshi: Ushtarakët dhe ish-ushtarakët do të pajisen me kartë përfitimesh sociale në supermarkete

Peleshi u shpreh se në SHBA, shitësi i dyqanit ngrihet në këmbë dhe e falënderon “për shërbimin”, ushtarakun që paraqitet për të blerë.

8 Janar 2023, 12:59 Nga a.l
Nisma e Ministrisë së Mbrojtjes/ Peleshi: Ushtarakët dhe
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se këtë vit pjesë e nismës nga Mbrojtja do të jetë edhe pajisja e ushtarakëve dhe ish ushtarakëve me kartë, të cilën mund ta përdorin në blerje në supermarkete. Peleshi u shpreh se në SHBA, shitësi i dyqanit ngrihet në këmbë dhe e falënderon “për shërbimin”, ushtarakun që paraqitet për të blerë.

Ma thonë vetë ushtarakët, u ka bërë shumë përshtypje, kur shkojnë në SHBA, një ushtarak mban kartën e ushtarakut. Shpresojmë ti pajisim edhe ne me një kartë të standardit të NATO-s, ushtarakët dhe ish ushtarakët, kartë e cila ka nga mbrapa përfitime sociale apo përfitime të tjera. Nëse tregon kartën në supermarket, shitësja e supermarketit ngrihet në këmbë dhe i thotë “faleminderit për shërbimin”. Kjo fjali i jep kredo të jashtëzakonshme morale ushtarakëve dhe djali apo vajza e tij do duan të jenë pjesë e ushtrisë amerikane nesër. Këtë duam të arrijmë edhe ne dhe do tu lutesha që të na jepni një dorë edhe ju se jeni shumë të rëndësishëm me ekranet tuaja në ndërtimin e kësaj kredoje morale”, tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi ditën e sotme një konferencë, ku prezantoi arritjet dhe objektivat për vitin 2023. Peleshi u shpreh po ndërtohet baza taktike e NATO-s në Kuçovë ku si rezultat i pozicionit strategjik në Ballkan është zgjedhur vendi ynë. Ministri i Mbrojtjes i ka cilësuar satelitët 'Albania 1' dhe 'Albania 2' si risi në pak kosto dhe shumë eficencë. Ai tha se këtë vit do t’i jepet më shumë prioritet fushës se sigurisë dhe mbrojtjes. Peleshi shtoi se do t’i rrisin pagat e ekspertëve që do punojnë në ministri më shumë se privati./ Dosja.al

niko peleshi

Sondazh

Poll