Aktualitet

Pastruesja i vodhi paratë dhe bizhuteritë në shtëpi, vihet nën hetim edhe ish-shefja e kabinetit të Ahmetajt

Tashmë, nën hetim është edhe pronarja e banesës, Alda Klosi e cila ishte me pozicion ish shefja e kabinetit të ministrit Arben Ahmetajt.

8 Janar 2023, 13:04 Nga A.B
Pastruesja i vodhi paratë dhe bizhuteritë në shtëpi, vihet
Alda Klosi

TIRANË- Zgjerohen hetimet për vjedhjen e 120 mijë eurove. Pas zbulimit të këtij megaskandali që ka ndodhur në Tiranë nga nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, policia ka thelluar hetimet. 

Tashmë, nën hetim është edhe pronarja e banesës, Alda Klosi e cila ishte me pozicion ish shefja e kabinetit të ministrit Arben Ahmetajt. Mister mbetet nëse të ardhurat e konsiderueshme të zyrtares, të cilat i mbante në banesë janë apo jo të deklaruara, për të cilën pritet hetim.

Ditën e sotme policia ka dhënë detaje të tjera mbi vjedhjen spektakolare të pastrueses dhe djalit të saj. Uniformat blu kanë kryer edhe një tjetër kontroll në banesën e tyre dhe zbuluan 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura. Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale.

alda klosi havier dobi rozeta dobi

Sondazh

Poll