Aktualitet

Vjedhja si në filma! Djali i pastrueses 'mashtronte' miqtë: Makinat s'janë të miat, i marr me qira

Dy nga 3 makinat e tyre, rezultojnë se janë të blera nga paratë e vjedhura në këto banesa, në një hark kohorë prej rreth 4 vitesh.

8 Janar 2023, 12:56 Nga A.B
Vjedhja si në filma! Djali i pastrueses 'mashtronte' miqtë:
Havier Dobi

TIRANË- Havier Dobi, i riu i cili kishte vjedhur banesën e zyrtares së lartë në kryeministri Alda Klosi, bashkë me nënën e tij Rozeta Dobi reklamonte një jetë të shtrenjtë në rrjetet sociale. Ai postonte foto dhe video në Instagram dhe rrjetin social 'Tik Tok' me makinat luksoze, bluza me marka të ndryshme dhe me syze firmë. Por si i justifikonte këto shpenzime? Me punën e nënës?

Mësohet se 23-vjeçari justifikohej tek miqtë duke u thënë se mjetet në fakt nuk ishin të tijat, por i merrte me qira. Dy nga 3 makinat e tyre, rezultojnë se janë të blera nga paratë e vjedhura në këto banesa, në një hark kohorë prej rreth 4 vitesh.

Çfarë kanë bërë nënë e bir?

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura. Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale.

havier dobi rozeta dobi

Sondazh

Poll