Aktualitet

E SHKUARA- Pastruesja vodhi banesën ku punonte, ndaj Rozetës kishte dhe 5 denoncime të tjera

Nuk dihet nëse të gjitha këto vjedhe, Rozeta i ka kryer në bashkëpunim me djalin e saj, Havierin.

8 Janar 2023, 12:20 Nga A.B
E SHKUARA- Pastruesja vodhi banesën ku punonte, ndaj Rozetës kishte
Sendet e vjedhura

TIRANË- Vjedhja në banesën e zyrtares së lartë në kryeministri, nuk është rasti i vetëm, për të cilën është dënonuar Rozeta Dobi. Mësohet se ndaj saj, ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët. Nuk dihet nëse të gjitha këto vjedhe, Rozeta i ka kryer në bashkëpunim me djalin e saj, Havierin.

Çfarë kanë bërë nënë e bir?

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura. Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale./ Dosja.al

havier dobi rozeta dobi

Sondazh

Poll