Aktualitet

PAMJET- Gjysmë milioni euro, dollarë dhe bizhuteri! Policia në banesën e nënë e bir, kontrolli në tubin e aspirimit i nxjerr zbuluar

404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, ishin të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

8 Janar 2023, 11:41 Nga A.B
PAMJET- Gjysmë milioni euro, dollarë dhe bizhuteri! Policia në
Parate

TIRANË- Një tjetër shumë e konsiderueshme parash janë gjetur e më pas sekuestruar në banesën e Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir të cilët u arrestuan një ditë më parë pasi kishin grabitur 120 mijë Euro në një shtëpi në kryeqytet. Policia e Tiranës njoftoi sot, se uniformat blu bënë edhe një tjetër kontroll në banesën e tyre dhe zbuluan 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar "Inside". Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar "Inside", gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir). Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PAMJET- Gjysmë milioni euro, dollarë dhe bizhuteri! Policia në

Rozeta Dobi 49 vjeç punonte si pastruese në një shtëpi në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura. 

Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale.

rozeta dobi havier dobi

Sondazh

Poll