Aktualitet

'Të ikin në shtëpi...'/ Banorët e Bërxullës në protestë: Gjithë ministrat që s'njohin ligjin duhet të shkarkohen

Ata kanë kërkuar dëmshpërblim të pronës me çmim tregu dhe jo çmim reference sepse është shumë i ulët, pasi nga ky projekt u preken edhe tokat bujqësore.

8 Janar 2023, 11:23 Nga a.l
'Të ikin në shtëpi...'/ Banorët e
protesta

TIRANË- Banorët e fshatit Bërxullë, pronat e së cilëve preken nga autostrada Thumanë-Kashar, kanë dalë sot sërish në protestë, duke akuzuar edhe njëherë qeverinë për projektin ku firma e ndërtimit po kryen punime pa leje. Ata kanë kërkuar dëmshpërblim të pronës me çmim tregu dhe jo çmim reference sepse është shumë i ulët, pasi nga ky projekt u preken edhe tokat bujqësore. Banorët gjithashtu kërkojnë një përgjigje, pasi prej muajsh vijojnë protestat por nuk ka ende asnjë reagim nga ana institucionale. 

'Ministri Çuçi nuk bën asnjë veprim. Firma ndërtuese Gender 2 po bën punime të paligjshme nga Thumana deri këtu në fshatin bërxullë. Ku e gjen të drejtën firma ndërtuese. Ne kemi pothuajse cdo ditë që po protestojmë këtu. Ministrat nëse nuk i njohin ligjet, të shkarkohen të ikin në shtëpi edhe të vijnë njerëz të denjë që t'i shërbejnë popullit në gjithë territorin e Shqipërisë. Se nuk ndodhin vetëm këtu po në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë po bëhen projekte të tilla', u shpreh banori.  

'Gjykata e thotë qartë dhe Kushtetuta e thotë qartë dhe ajo e Strasburgut e thotë qartë që firma ndërtuese po vepron në mënyrë të paligjshme në territor dhe shteti duhet të ndryshojë VKM-në e shpronësimit', u shpreh banori. 

'Jemi përpara një shkeljeve të të drejtave të komunitetit në këtë zonë. Prona është e shenjtë duhet të bëhet vlerësimi sipas vlerës së tregut.  Këtu nuk jemi për protestë politike nuk kemi të bëjm ë fare me partitë po kërkojmë një të drejtë, nëse sna plotësohen të drejtat tona ne do të bojkotojmë cdo gjë. Të gjithë përgjegjësit dhe organet që janë marrë me këtë projekt do të përgjigjen për veprimet dhe mosveprimet për cënimin e pronave në taksë.  Ku e gjen të drejtën firma të fillojë punimet pa një leje ndërtime, nuk e lejon ligji', u shpreh banori. 

Edhe pse kanë më shumë se 90 ditë që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore. Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut./ Dosja.al

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll