Aktualitet

VIDEO- 70 kg kanabis në pjesën e poshtme të 'Benz-it', kontrolli zbuloi mallin e fshehur nga rumuni

Malli u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.

8 Janar 2023, 09:04 Nga A.B
VIDEO- 70 kg kanabis në pjesën e poshtme të 'Benz-it',
Kanabis

KUKËS- 70 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis është sekuestruar nga policia në Morinë. Në pranga përfundoi 48-vjeçari nga Rumania, i cili po transportonte lëndën narkotike.

Shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin rumun F. B., për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës.


Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky person, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë. Malli u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.

Personi i vënë në pranga do të hetohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve". Aktualisht, po vijon hetimi i thelluar, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

70 kg kanabis ne kukes

Sondazh

Poll