EMRI- Kapen 70 kg kanabis në Morinë, arrestohet 48-vjeçari nga Rumania, droga kishte destinacion vendet e BE-së
Balanescu nga Rumania po transportonte 70 kg kanabis nga Morina kur u arrestua nga policia.
TIRANË- Florin Balanescu ka rënë në pranga pasi është kapur duke transportuar drogë. Balanescu nga Rumania po transportonte 70 kg kanabis nga Morina kur u arrestua nga policia. Ai kishet si synim që drogën ta transportonte në një nga vendet e BE.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Benz", për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Indicia”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës. Goditet një rast i tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni u finalizua falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative dhe të administruara nga strukturat hetimore kundër narkotikëve, të DVP Kukës. Sekuestrohen rreth 70 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vihet në pranga 48-vjeçari nga Rumania, që transportonte lëndën narkotike. Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nga Kukësi me destinacion një nga vendet e BE-së, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe me autoritetet doganore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Indicia".
Në kuadër të këtij operacioni, në PKK Morinë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin rumun F. B., për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 48 vjeç, banues në Rumani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve". Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimi i thelluar, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 8 Janar 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë deta...
Vrasja e shqiptarit në Itali/ DINAMIKA, Gëzimi dhe Sandro ish-miq, fëmija i autorit: Babai qëlloi
Eskavatori ITALI- Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Itali, ku një shqiptar u vra nga fqinji i tij, erdhi si p...
Temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme (HARTA LIVE)
Moti TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe shtim vranësirash në pjesën e dyt&eum...
Hekurudha po shkatërrohet! Pas mbylljes së uzinës në Ballsh, po shkulen për skrap edhe shinat
Hekurudha Fier-Ballsh FIER- Hekurudha Fier-Ballsh po shkatërrohet dhe po vidhen shinat për skrap. Banorët e zonës që shikojnë...
Partitë shqiptare të RMV bashkohen në Tiranë, ftesa iu vjen nga kryeministri Rama
Edi Rama TIRANË- Liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut do të ulen në një tryezë në...
“Deti është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm”/ Ambasada Britanike në Tiranë apelon shqiptarët: Mos rrezikoni!
Foto ilustruese TIRANË- Vazhdon fushata e Ambasadës Britanike në Shqipëri për të ndalur emigracionin e paligjshëm drejt ...
Arrestohet në SHBA shqiptari për mashtrim, zhvati një të moshuar, i mori mbi 14 mijë dollarë (EMRI)
Marian Kola SHBA- Një shqiptari, i akuzuar për vjedhje, i është kërkuar që të kërkojnë që ai të...
Prokuroria e Kurbinit çon Jeton Lamin në Gjykatën e Lartë, Elton Qyno: Askujt s'i hapet goja me vendim
Elton Qyno TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka komentuar lajmin se Prokuroria e Laçit, i është drejtuar me një kërkesë...
“Në Dubai japin 2 mijë euro ora”/ Enea rrëfen pagesat e majme si eskortë: Shqiptaret, janë shumë të suksesshme. Më të kërkuarat madje...
Enea TIRANË- Enea, një 28-vjeçar italian që ushtron profesionin e eskortës, tha se ofertat më të larta vijnë nga ...
DETAJE nga aksioni në vilën e Ervis Martinajt në Surrel, s'gjendet asnjë e paligjshme, por plot... DOKUMENTA
TIRANË- Detaje nga aksioni në vilën e Ervis Martinajt në Surrel. Në banesë janë marrë vetëm dokumente nd&eum...
