Aktualitet

Hekurudha po shkatërrohet! Pas mbylljes së uzinës në Ballsh, po shkulen për skrap edhe shinat

I gjithë aksi nuk po mirëmbahet dhe nga koha po shkatërrohet por këtë proces po e ndihmojnë edhe hajdutët.

7 Janar 2023, 22:20 Nga k.m.
Hekurudha po shkatërrohet! Pas mbylljes së uzinës në Ballsh,
Hekurudha Fier-Ballsh

FIER- Hekurudha Fier-Ballsh po shkatërrohet dhe po vidhen shinat për skrap. Banorët e zonës që shikojnë se çfarë po i ndodh bëjnë thirrje për ta ruajtur këtë aset kombëtar.

I gjithë aksi nuk po mirëmbahet dhe nga koha po shkatërrohet por këtë proces po e ndihmojnë edhe hajdutët. Sipas banorëve të zonave të Krapsit, ku u kalon traseja, janë grabitur ne disa segmente shinat.

Qe nga momenti i mbylljes së uzinës së naftës në Ballsh, gjithçka që lidhej me atë industri po shkatërrohet. Ky segment hekurudhor është pronë e ministrisë së infrastrukturës e cila e ka harruar tërësisht./Top Channel

hekurudha fier-ballsh fier

Sondazh

Poll