Aktualitet

Partitë shqiptare të RMV bashkohen në Tiranë, ftesa iu vjen nga kryeministri Rama

Takimi, pritet të mbahet të martën në mbrëmje, e tema ende nuk është zbuluar. 

7 Janar 2023, 22:02 Nga k.m.
Partitë shqiptare të RMV bashkohen në Tiranë, ftesa iu vjen
Edi Rama

TIRANË- Liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut do të ulen në një tryezë në Tiranë. Tentativën e fundit për të thirrur tryezën e partive politike shqiptare, e pati Lëvizja Besa, e cila u bëri thirrje në tetor të vitit të kaluar, por kësaj thirrje askush nuk iu përgjigj ftesës.

Burime për "Tv Klan Maqedoni" njofton se ftesa që, sipas tyre, nuk mund të refuzohet nga asnjë kryetar i një partie shqiptare, vjen nga Tirana, konkretisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Takimi, pritet të mbahet të martën në mbrëmje, e tema ende nuk është zbuluar. 

Partitë shqiptare BDI, PDSH, Aleanca për shqiptarët së bashku me Lëvizjen Besa, janë ato që kanë marrë ftesën nga numri një i qeverisë së Shqipërisë. 

edi rama

Sondazh

Poll