Aktualitet

Prokuroria e Kurbinit çon Jeton Lamin në Gjykatën e Lartë, Elton Qyno: Askujt s'i hapet goja me vendim

Elton Qyno shkruan se Prokuroria e Laçit por edhe prokuroritë e tjera, nuk ka asnjë tagër ligjor që ti drejtohet Gjykatës së Lartë me një kërkesë të tillë.

7 Janar 2023, 21:08 Nga k.m.
Prokuroria e Kurbinit çon Jeton Lamin në Gjykatën e Lartë,
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka komentuar lajmin se Prokuroria e Laçit, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë, për të lejuar marrjen në pyetjet të ish-policit të Operacionales, Jeton Lami. Në postimin e bërë në rrjetet e tij sociale, Elton Qyno shkruan se Prokuroria e Laçit por edhe prokuroritë e tjera, nuk ka asnjë tagër ligjor që ti drejtohet Gjykatës së Lartë me një kërkesë të tillë. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, askush nuk mund të detyrohet të flasë me një vendim gjykate.

"Gjykata e Lartë nuk detyron me vendim, askënd të flasi ose të mo flasi. Së pesti,Prokuroria e Kurbinit nuk ka bërë asnjë kërkesë në Gjykatën e Lartë, dhe jo më dy siç raportonin mediat. Së gjashti, Kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë, e ka bërë vetë i arrestuari Jeton Lami, i cili ka rregjistruar kërkesën në sekretarinë e Gjykatës së Lartë, në 5 janar 2023. Së shtati, kërkesa e oficerit Jeton Lami i arrestuar për “Shpërdorim detyre”, është krejt legjime, pasi ai ushtron rekurs dhe kërkon të gjykohet në një shkallë më të lartë se gjykata e Kurbinit dhe Gjykata e Apelit Tiranë, që kanë vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”,"-shkruan ai ndër të tjera në postimin e tij. 

POSTIMI I PLOTË:

Mbrëmjen e djeshme, u krye përhapja me shpejtësi e një lajmi shterpë se Prokuroria e Laçit, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë, për lejimin marjes në pyetje të oficerit të policisë, Jeton Lami, i arrestuar qysh prej muajit Gusht, si zyrtari policor që shoqëronte të kërkuarin e SPAK, Ervis Martinaj. Titujt buçitën mbrëmjen e djeshme me një lajm totalisht të remë që nuk kishte as bazë ligjore në atë çcfarë po raportonin dhe as sens drejtimi në atë që donin të thonin. Së pari, prokuroria e Laçit por edhe prokuroritë e tjera, makar SPAK-u, nuk ka asnjë tagër ligjor që ti drejtohet Gjykatës së Lartë, me një kërkesë për lejimin e marjes në pyetje të një të arrestuari, që në këtë rast është Jeton Lami. Së dyti, një i arrestuar në Shqipëri s’mund të flasi dhe të japi shpjegime se do gjykata e Lartë apo qoftë dhe gjykatat e mëposhtme. Dhënia e deklarimit para OPGJ-së apo prokurorit, bëhet vetëm me dëshirën dhe vullnetin ekskluziv dhe ligjor të vetë personit të arrestuar apo proceduar. S’mund t’ja hapësh gojën askujt, me vendim gjykate. Së treti, faza e marjes në pyetje e personit të arrestuar për rastin e Jeton Lamit, është ezauruar qysh në seancën e datës 23 Gusht 2022 në gjykatën e Kurbinit, ku ligji parashikon që çdo i arrestuar të dalë para gjykatës brenda afatit 5 ditor nga momenti i ndalimit dhe të pyetet për akuzën që i atribohet.Njëherësh brenda këtij afati bëhet dhe verifikimi i kushteve për caktimin e masës së sigurimit personal. Kjo procedurë është kryer dhe Jeton Lami, ka refuzuar të japë shpjegime para gjykatës, pasi një gjë e tillë është e drejta themelore e tij. Së katërti, Gjykata e Lartë nuk detyron me vendim, askënd të flasi ose të mo flasi. Së pesti,Prokuroria e Kurbinit nuk ka bërë asnjë kërkesë në Gjykatën e Lartë, dhe jo më dy siç raportonin mediat. Së gjashti, Kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë, e ka bërë vetë i arrestuari Jeton Lami, i cili ka rregjistruar kërkesën në sekretarinë e Gjykatës së Lartë, në 5 janar 2023. Së shtati, kërkesa e oficerit Jeton Lami i arrestuar për “Shpërdorim detyre”, është krejt legjime, pasi ai ushtron rekurs dhe kërkon të gjykohet në një shkallë më të lartë se gjykata e Kurbinit dhe Gjykata e Apelit Tiranë, që kanë vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Dje, gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Prokuroria e Krujës ka kërkuar nga organi i akuzës në Kurbin të dhënat mbi lëvizjet e ish agjentit të Operacionales Jeton Lami, në ditën kur ndodhi masakra në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, kushëri i parë me Ervis Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha. 

Sipas gazetares ka dyshime se Jeton Lami ka shoqëruar edhe Brilant Martinaj e miqtë e tij nga një lokal në Fushë-Krujë deri në Kamëz dhe anasjelltas, ndërsa sapo është ndarë me të, të tre u ekzekutuan me 108 plumba kallashnikovi nga disa persona që ende nuk janë identifikuar nga ana e Policisë. Prokuroria e Kurbinit tha se është duke shkëmbyer informacion me Prokurorinë e Krujës, por nuk dha detaje të mëtejshme. Mësohet se prokurorët kanë kërkuar tabulatet telefonike të Lamit, që përmes tyre të konfirmojnë lëvizjet e tij, si dhe sigurojnë akses në bisedat apo mesazhet e fundit që ka shkëmbyer para dhe pas ngjarjes së rëndë.

elton qyno jeton lami

Sondazh

Poll