Aktualitet

Fijet po LIDHEN! Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, hakmarrje ndaj Sadikajt? I riu para se të hidhej në erë shkoi tek hoteli i biznesmenit, kush është "AK" që kërkoi gjakun

Por çfarë i lidh Albano Boden dhe Andrew Velon me Aleksandër Sadikajn?

7 Janar 2023, 20:14 Nga k.m.
Fijet po LIDHEN! Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, hakmarrje ndaj Sadikajt? I
Foto ilustruese

TIRANË- Vrasja e biznesmenit Edmond Papa brenda një lokali në Tiranë ka "trazuar" ujrat në vend. Kur një prej të dyshuarve kryesore për vrasjen e tij, Albano Velo është në prangat e Policisë së Shtetit, bashkëpunëtori i tij, Andrew Bode ende nuk dihet se ku ndodhet. 44-vjeçari është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ekzekutuar me 9 plumba biznesmenin Edmond Papa më 16 dhjetor në Tiranë. 

Bode rezulton se prej disa kohësh ndiqte lëvizjet e Papës, duke përdorur një automjet të marrë me qira nga një kompani. Emisioni “Fact Check” nga gazetari Arsen Rusta ka siguruar edhe foton e automjetit në fjalë, një mjet tip “Benz”.

Fijet po LIDHEN! Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, hakmarrje ndaj Sadikajt? I

"Andrew Bode, i cili konstatohet dhe në pamjet e marra në një subjek privat mbas Presidencës me automjetin me targë AB680HR. Automjeti konstatohet në përdorim të Kristo Qiricit, vëllai i viktimës Edmond Papa me targë BL 182041 dhe disa minuta mbrapa parkimit të këtij autormjeti janë parë të kalojnë automjeti tip Audi me targë italiane DY559KJ dhe Benzi,"- të gjitha këto të dhënë janë bërë me dije nga prokurorët që po hetojnë ngjarjen.

Fijet po LIDHEN! Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, hakmarrje ndaj Sadikajt? IFijet po LIDHEN! Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, hakmarrje ndaj Sadikajt? I

Ndërkohë prej datës 31 dhjetor, policia pas arrestimit të Albano Velos, i cili dyshohet si organizator i vrasjes së Papës, ka shpallur në kërkim edhe Boden, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij. Edhe pse zyrtarisht nga sistemi TIMS rezulton se Bode nuk është larguar nga vendi, dyshohet se ky i fundit mund të jetë larguar ilegalisht drejt Greqisë për t’i shpëtuar Policisë. 

Por çfarë i lidh Boden dhe Velon me Aleksandër Sadikajn?

Bode rezulton lidhje shoqërore e Albano Velos, ndërsa të dy janë shokë me një person të identifikuar deri më tani me inicialet A.K., që gjithashtu djali i dajës së Aleksandër Sadikajt. Ky i fundit, 2 ditë para se të vritej ka qëndruar në hotelin e Papës në Sarandë.

Fijet po LIDHEN! Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, hakmarrje ndaj Sadikajt? I

"Aleksandër Saidkaj, dy ditë para se të vritejh ka qëndruar në hotel "Blue Sky" në pronësi të viktimës tjetër Edmond PApa dhe të vëllait të tij Kristo Qirici.Nga të dhënat operative që disponon Policia rezulton se familjarët e viktimës Sadikaj dhe lidhjet e tij shoqërore kanë pasur dyshime se vrasja është organizuar në qytetin e Sarandës dhe vazhdimisht janë interesuar për të mësuar detaje me qëllim dhe hakmarrjen për vrasjen e personit të tyre të afërt,"-shkruhet në dokumentin e Prokurorisë. Ndaj dhe dyshohet se vrasja e Papës është për hakmarrje ndaj të riut që u hodh në erë me tritol në zonën e Saukut disa muaj më parë. 

Por kjo pistë nuk është e vetmja, por kjo nuk do të thotë nuk ka lidhje dhe me versionin e dytë. Një tjetër pistë e dyshuar për vrasjen e Papës është raportuar larja e hesapeve për një sasi prej 700 kg kanabis që solli edhe ekzekutimin e 2 shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja në Athinë. Urdhri dyshohet se u dha nga Klodian Lekocaj, i burgosur në Greqi. Megjithatë nuk do të thotë që një version përjashton tjetrin, pasi si Papa, ashtu edhe Sadikaj, kanë qenë të dënuar në Greqi pikërisht për narkotikë. 

ekzekutohet edmond papa atentat aleksander sadikaj

Sondazh

Poll