Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, MSH: 29 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete

Rastet e infektuara janë të shpërndara: 12 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, nga 1 qytetarë në Fier, Tepelenë, Dimal.

7 Janar 2023, 19:52 Nga k.m.
COVID-19 në Shqipëri, MSH: 29 qytetarë të infektuar, nuk ka
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë kryer 499 testime, ku 29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Rastet e infektuara janë të shpërndara: 12 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, nga 1 qytetarë në Fier, Tepelenë, Dimal. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 499 testime, 29 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit

7 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 29 qytetarë, në Bashkitë: 12 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, nga 1 qytetarë në Fier, Tepelenë, Dimal. Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,104 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 29
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 499

Testime totale 2,021,996
Raste pozitive 332,907
Raste të shëruara 329,104
Raste Aktive 207
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138
Fier 19
Vlorë 12
Durrës. 11
Berat. 10
Gjirokastër. 9

Kukës. 3
Dibër. 2
Lezhë. 1
Shkodër 1
Korçë 1

ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll