Aktualitet

Si është gjendja e policit që u plagos nga plasja e gomës? Flet mjeku: Kishte lëkurën e çarë, iu ekspozuan kockat

Për shkak të dëmëve të mëdha që i shkakoi presioni i ajrit u sot me urgjencë në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. 

7 Janar 2023, 19:33 Nga k.m.
Si është gjendja e policit që u plagos nga plasja e gomës?
Erjol Braholli

TIRANË- Tonin Tosku nga Burreli, me detyrë efektiv i policisë rrugore, i cili mbeti sot i plagosur në aksin Maqellarë – Peshkopi, për shkak të shpërthimit të një gome kamioni ka marrë dëmtime të mëdha në të dy këmbët. Për shkak të dëmëve të mëdha që i shkakoi presioni i ajrit u sot me urgjencë në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. 

Gjendjen e rëndë e ka konfirmuar dhe mjeku që e ka trajtuar, i cili shton se polici ka pasur fraktura të hapura me hemorragji.

“I sëmuri ka ardhur në gjendje të rëndë. Ka pasur hemorragji në të dy këmbët. Ka pasur fraktura të hapura me hemorragji me ekspozim të kockave dhe i sëmuri erdhi direkt në reanimacion. U mjekuan plagët dhe u nis për Tiranë. Ka qenë një goditje nga shpërthimi i gomës. Ka qenë një forcë e madhe për të bërë ato dëmtime,”- tha mjeku, Erjol Braholli.

Mirëpo deri më tani nuk ka asnjë përditësim të situatës nga spitali në Tiranë, ku po i jepet ndihma më e specializuar efektivit të Policisë. 

tonin tosku erjol braholli

Sondazh

Poll