Jeton Lami shoqëroi Brilant Martinaj para masakrës? Prokuroria e Krujës kërkon tabulatet telefonike, ish-polici ende hesht
Prokuroria e Krujës ka kërkuar nga organi i akuzës në Kurbin të dhënat mbi lëvizjet e ish agjentit të Operacionales Jeton Lami, në ditën kur ndodhi masakra në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, kushëri i parë me Ervis Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.
TIRANË- Jeton Lami është personi i vetëm që mendohet se pati kontakt me Ervis Martinajn para se të zhdukej 5 muaj më parë. Por duket se ai di shumë më shumë, edhe pse deri më tani nuk ka dhënë asnjë fjalë për të zhdukurin. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Prokuroria e Krujës ka kërkuar nga organi i akuzës në Kurbin të dhënat mbi lëvizjet e ish agjentit të Operacionales Jeton Lami, në ditën kur ndodhi masakra në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, kushëri i parë me Ervis Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.
Sipas gazetares ka dyshime se Jeton Lami ka shoqëruar edhe Brilant Martinaj e miqtë e tij nga një lokal në Fushë-Krujë deri në Kamëz dhe anasjelltas, ndërsa sapo është ndarë me të, të tre u ekzekutuan me 108 plumba kallashnikovi nga disa persona që ende nuk janë identifikuar nga ana e Policisë. Prokuroria e Kurbinit tha se është duke shkëmbyer informacion me Prokurorinë e Krujës, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Mësohet se prokurorët kanë kërkuar tabulatet telefonike të Lamit, që përmes tyre të konfirmojnë lëvizjet e tij, si dhe sigurojnë akses në bisedat apo mesazhet e fundit që ka shkëmbyer para dhe pas ngjarjes së rëndë.
Për Jeton Lamin, më 26 dhjetor, Prokuroria e Kurbinit zgjati edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimit për Jeton Lamin, duke arsyetuar se do të kryejë veprime të tjera hetimore. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.
Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.
Sondazh
“Më ndryshoi jeta”/ Prej një viti ne “arrest shtëpie” pasi akuzohet pa prova për plagosje në Dimal, Neritan Tafa: S'e plagosa shokun! Të zbardhet ngjarja se humba punën në Angli
Neritan Tafa BERAT- Një sherr i ndodhur 1 vit më parë mes disa të rinjve në oborrin e një lokali në Dimal, ka penalizuar...
Kishte shkuar të mblidhte barishte! Tragjike në Greqi, guri shkëputet nga shkëmbi dhe zë poshtë 40-vjeçarin shqiptar
Pamje nga vendi i ngjarjes GREQI- Vdes 40-vjeçari shqiptar në Greqi, pasi kishte shkuar të mblidhte barishte në mal. Sipas informacio...
Aksidentohet autoambulanca, përplaset me BMW në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Pamje nga aksidenti TEPELENË- Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të ur...
32-vjeçarja hodhi foshnjen në lum, drejtori i maternitetit Shkodër: Refuzoi të shkruante atësinë e fëmijës, s'kishte probleme me shëndetin mendor
Senad Halluni SHKODËR- Drejtori i maternitetit të Shkodrës, Senad Halluni ka folur para mediave lidhur me ngjarjen e rëndë në...
Përfshihet nga flakët ofiçina në Lushnjë, digjen disa makina, Policia nis hetimet
Digjet ofiçina LUSHNJE- Një ofiçinë është djegur pasditen e sotme në fshatin Savër në Lushnje. Ndërte...
Karteli i drogës Sinaloa i lëshon presidentit një ultimatum të tmerrshëm: Keni 72 orë kohë, ndryshe dhuna po shpërthejë
Pamje nga Meksika MEKSIKË- Karteli i drogës Sinaloa në Meksikë e ka kthyer një nga qytetet e vendit në një zonë luf...
Misteri në Greqi/ Gjendet një kufomë e djegur dhe e masakruar nga kafshët e egra
Foto ilustruese GREQI- Një trup i djegur është gjetur pak para mesditës të së shtunës në një ullishte në ...
Infektimet shtohen, por ulet kujdesi/ Farmacistët tregojnë se nuk po blihen më maskat dhe dezinfektantët
Foto ilustruese TIRANË- Edhe pse Ministria e Shëndetësisë raporton çdo ditë rreth 20-30 raste me Covid, në fakt ka m&e...
Jetonte në Greqi, por.../ Telefoni bën emigrantin trafikant! Kultivuesit e hashashit morën një numër telefoni me dokumente false
Foto ilustruese Fenomenti i kultivimit të kanabis sativës në Shqipëri vazhdon të prodhojë paradokse gjyqësore. Nj&e...
Nëna hodhi fëmijën në lumë, flet mjeku i spitalit Shkodër: Kishim frikë se do e linte, por i erdhën kolegët me dhurata e para, e bindën ta mbante bebin
Foto Ilustruese SHKODËR- Sajmir Selmanaj, mjek roje i maternitetit në Shkodër në natën kur Orjana Gremi lindi djalin e saj tha se ...
