Aktualitet

“Më ndryshoi jeta”/ Prej një viti ne “arrest shtëpie” pasi akuzohet pa prova për plagosje në Dimal, Neritan Tafa: S'e plagosa shokun! Të zbardhet ngjarja se humba punën në Angli

Neritan Tafa ka mbërritur më vonë për të ndarë sherrin mes të rinjve, pasi njëri prej tyre ishte nipi i tij. Por nga ndërhyrja do gjente 'belanë'.

7 Janar 2023, 18:05 Nga k.m.
“Më ndryshoi jeta”/ Prej një viti ne “arrest
Neritan Tafa

BERAT- Një sherr i ndodhur 1 vit më parë mes disa të rinjve në oborrin e një lokali në Dimal, ka penalizuar 50-vjeçarin Neritan Tafa, i cili është akuzuar si përgjegjës për plagosjen e 36-vjeçarit Erjon Furxhiu, metë cilin në fakt është shok. Në 7 Janar të vitit 2022, disa të rinj, pas konsumimit të alkoolit në lokalin “Star” në Dimal, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në oborrin e lokalit. Neritan Tafa ka mbërritur më vonë për të ndarë sherrin mes të rinjve, pasi njëri prej tyre ishte nipi i tij.

Pas përfundimit të konfliktit, Tafa dhe disa shokë të tij kanë qëndruar jashtë lokalit duke biseduar dhe Tafa ka thyer në kangjellat e lokalit shkopin e golfit që mbante në dorë. Pak minuta më vonë, shoku i tij Erjon Furxhiu ka kuptuar se po i dilte gjak nga këmba dhe është dërguar në spital nga një shok i tij, po pa e kuptuar se një pjesë e shkopit të golfit që u thye i kishte hyrë në këmbë. Për këtë ndodhi, Neritan Tafa është arrestuar dhe është akuzuar për “Plagosje me armë zjarri”. Pas kontrollit të bërë në banesën e tij nuk u gjet armë zjarri, ndërkohë që edhe nga deklarimet e më tepër se 20 dëshmitarëve në vendngjarje u pohua se nuk është gjuajtur me armë.

Mirëpo përveç problemeve me drejtësinë, për të ka probleme edhe jashtë vendit. Duke qenë se ai vazhdoj të jetë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” nuk ka mundur dot të largohet nga vendi dhe ka humbur edhe vendin e tij të punën në Britaninë e Madhe. Babai i 4 fëmijë, banues në fshatin Arrëz në bashkinë Dimal, i bën apel shtetit të zbardhë ngjarjen dhe të vërtetojë pafajësinë e tij, fakt ky i pohuar dhe nënshkruar edhe nga vetë i dëmtuari Erjon Furxhiu.

“Në janar të vitit të kaluar sapo isha kthyer në shtëpinë timë, rreth orës 21:00 më vjen një mesazh nga nipi i dhe më thotë se është grindur me disa persona në një lokal ngjitur me rajonin e policisë së Dimalit. Më tha kam debatuar me një person për një vendparkim dhe se ky person kishte sjellë disa persona që kishte frikë se mos e rrihnin. Nisem nga shtëpia dhe në makinë kisha një shkop golfi, e kisha edhe në Britani se luaj golf. Shkopin e mora me vete kur zbrita nga makina me idenë për tu mbrojtur. Nipit i thashë të nxirrte jashtë personin me të cilin kishte debatuar sepse nuk mund të hyja në lokal sepse kishte muzikë dhe mua më kishte vdekur vëllai e isha në zi. Del nipi me personin në fjalë e pas tyre dalin edhe persona të tjerë. Për ta trembur e godas me shkop golfi pak jo fort personin që ishte nga fshati Moravë, konflikti u mbyll brenda një minuti, pasi i ndamë e u sqarua. Gjithçka u mbyll aty.

Pasi u sqaruam dolëm edhe të njohur. Ai person u largua dhe nga lokali dolën pronari dhe punonjës me të cilët pimë një birrë dhe po diskutonim. Në këtë moment shoku i ngushtë i nipit tim, më thotë si luan me këtë shkopin e golfit, duke tentuar tia demonstroja, shkopi i golfit u kap në kangjellat e portës dhe u thye. Pas kësaj as unë as ai nuk e kuptuam që ishte goditur nga shkopi, pas një minuti ndjeu që kishte gjak në këmbë. Iu ftoh plaga dhe kishte dhimbje dhe kërkoi të shkonte në spital, ku e kishin qepur dhe më pas shkoi në shtëpinë e tij. Edhe unë shkova në shtëpi, u arrestova ditën tjetër në orën 06:00 të mëngjesit Erdhi policia që bëri kontroll të paparë në dy katet e banesës”, ka zbuluar ai dinamikat e ngjarjes.

Edhe në kamerat e sigurisë të lokalit, duket qartë që Neritan Tafa del nga makina e tij vetëm me një shkop golfi në dorë dhe jo me armë, e po ashtu edhe spitali e ka konfirmuar se i riu nuk ishte plagosur me armë zjarri, por drejtësia duket se mendon ndryshee. 50-vjeçari kërkon drejtësi dhe shpalljen e tij "të pafajshëm", pasi siç pohon edhe vetë kjo ngjarje i ka ndryshuar rrjedhën e jetës që kishte ndërtuar prej vitesh jashtë Shqipërisë.

neritan tafa erjon furxhi dimal berat

Sondazh

Poll