7 Janar 2023, 15:35
Nga k.m.
Foto ilustruese
Fenomenti i kultivimit të kanabis sativës në Shqipëri vazhdon të prodhojë paradokse gjyqësore. Një shtetas shqiptar, i cili jeton prej vitesh në Greqi është shpallur në kërkim për kultivim droge pasi nga përgjimet telefonike rezultoi se ai fliste në telefon me kultivues të tjerë hashashi.
Emigranti sapo mësoi shpalljen në kërkim autorizoi një avokat duke theksuar se nuk e kishte pasur asnjëherë atë numër telefoni dhe hetimet e provuan këtë version. Një kompani telefonike në Tiranë kishte dhënë numra telefoni midis tyre edhe numri që rezultonte se i përkiste të shpallurit në kërkim, Hasan Xhima.
Akt-ekspertizat e policisë shkencore vërtetuan se shtetasit nën akuzë për falsifikim dokumentesh Leonard Tosuni, Marsela Uka dhe Joana Balliu shkruan në formularët për abonentë të ndryshëm, duke i paraqitur si kërkesë dhe firma që i përkisnin emigrantit Hasan Xhima. Ky i fundit në këto dokumente dilte që aplikoi për numër në një filial të kompanisë në Kamëz duke paraqitur edhe një fotokopje të pasaportës, ndonëse në të njëjtën kohë gjendej në punë në Greqi si i punësuar nga Theodhoris Stampolis.
Policia shkencore i thotë prokurorisë së punonjësit administruan fotokopje të pasaportës së emigrantit dhe firmosën në emër të tij.
Të tre punonjësit përpiluan procedurë fiktive, deklaron prokuroria. Ky numër që në fakt nuk ishte i emigrantit kreu një seri telefonatash në zonën Krujës, aty ku ndërkohë prokuroria po hetonte një grup dhe po e përgjonte.
Kur prokuroria kërkoi përgjigje se kujt i përkiste numri i telefonit, kompania ju përgjigj se ishte i Hasan Xhimës ndaj dhe nga 2019 drejtësia nuk hezitoi ta shpallë në kërkim. Deri ditën kur policia shkencore theksoi se numri në fjalë nuk ishte përdorur asnjëherë nga emigranti.
Të tre punonjësit janë shpallur në kërkim por ata nuk gjenden në Shqipëri dhe do të gjykohen në mungesë./TopChannel
hasan xhima leonard tosuni marsela uka joana balliu
Aktualitet
7 Janar 2023, 15:27
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Sajmir Selmanaj, mjek roje i maternitetit në Shkodër në natën kur Orjana Gremi lindi djalin e saj tha se ...
Aktualitet
7 Janar 2023, 15:13
I.A
Louis Vuitton
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim sot në Facebook, në lidhje me çantat e krijuara ng...
Aktualitet
7 Janar 2023, 14:52
I.A
Policia
TIRANË- Tre persona janë arrestuar në Tiranë për mashtrim. Në pranga kanë rënë Jasmin P...
Aktualitet
7 Janar 2023, 14:47
I.A
Lumi Kir
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hedhjen e foshnjes në lumin Kir nga 32-vjeçarja Orja...
Aktualitet
7 Janar 2023, 14:26
I.A
Pamje nga aksidenti
DIBËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Maqellarë-Peshkopi. Mësoh...
Aktualitet
7 Janar 2023, 14:04
I.A
Foto Ilustruese
GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër. Mësohet se në vendin e quaj...
Aktualitet
7 Janar 2023, 13:56
I.A
Svetlana Timofeeva
TIRANË- Detaje nga dy letra të shkruara nga blogerja ruse Svetlana Timofeeva e arrestuar për spiunazh në ...
Aktualitet
7 Janar 2023, 13:05
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Dy persona janë arrestuar në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një...
Aktualitet
7 Janar 2023, 12:34
I.A
Sekuestrimet
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vjedhja spektakolare në Tiranë. Rozeta Dobi, e cila ka qenë më pa...
Aktualitet
7 Janar 2023, 12:13
I.A
Çanta
TIRANË- Shtëpia e famshme e modës Louis Vuitton ka dizanjuar një çantë me flamurin shqiptar. Pamjet ...