Aktualitet

VIDEO/ Kush është Havier Dobi, pasioni për boksin dhe reklamimi i jetës luksoze në rrjetet sociale, i riu që kreu vjedhjen spektakolare në Tiranë

Po ashtu ai në video të postuara në Tik Tok, shpreh dhe dashurinë që ka për mamanë e tij, me të cilën kryen dhe vjedhjen.

7 Janar 2023, 11:51 Nga I.A
VIDEO/ Kush është Havier Dobi, pasioni për boksin dhe reklamimi i
Havier Dobi

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga 23-vjeçari Havier Dobi që vodhi një banesë së bashku me nënën e tij, 49-vjeçare Rozeta Dobi. Policia vuri në hetim familjen për shkak të shpenzimeve të shumta që kishin bërë pas vjedhjes së sendeve dhe shumave të mëdha parash që shkonin në 120 mijë euro. 

Dobi, i cili ka pasion boksin nuk e fsheh në rrjetet sociale shpenzimet e mëdha që ka bërë dhe jetën e luksit. Pasi kryen vjedhjen, i riu bleu dy makina tip 'Benz', ndërkohë që nuk mungojnë as pozat me ora floriri, bizhuteri të shtrenjta e syze dielli.

Po ashtu ai në video të postuara në Tik Tok, shpreh dhe dashurinë që ka për mamanë e tij, me të cilën kryen dhe vjedhjen.

havier dobi rozeta dobi vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll