E rëndë në Shkodër, 32-vjeçarja hedh foshnjen në lumin Kir një javë pas lindjes
Rasti i gruas në Shkodër është tejet i ngjashëm me rastin e 29-vjeçares në Greqi, që hodhi foshnjen 11 muajshe në lumin Aliakmonasit në Veria, dhe më pas shkoi të festonte ndërrimin e viteve në hotel.
SHKODER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një grua, Orjana Gremi është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka braktisur foshnjen e saj, të cilin e ka lindur më 30 dhjetor 2022 në lumin Kir. Foshnja nuk ka mundur të mbijetojë në asnjë lloj rrethane dhe është gjetur i pajetë nga Policia. Ndërsa gruaja është shoqëruar në Polici. Ajo është banuese e fshatit Myselim, ndërsa nuk dihet asnjë rrethanë familjare apo të dhëna për shëndetin e saj mendor para dhe pas lindjes. Ajo akuzohet për vrasje me dashje. Rasti i gruas në Shkodër është tejet i ngjashëm me rastin e 29-vjeçares në Greqi, që hodhi foshnjen 11 muajshe në lumin Aliakmonasit në Veria, dhe më pas shkoi të festonte ndërrimin e viteve në hotel.
Njoftimi i policisë për rastin e Shkodrës:
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Dosja.al
Sondazh
FOTOT/ Valentino, florinj, ora të shtrenjta dhe 58 mijë euro, çfarë gjeti Policia te shtëpia e pastrueses Rozeta në Tiranë?
TIRANË- Tre makina tip 'Mercedes-Benz', ora floriri, buxhuteri të shumta dhe mijë euro e dollarë u sekuestruan ngta policia në b...
EMRAT/ Vodhën 120 mijë euro në banesë, zbulohen identitetet e nënës dhe djalit
makinat e sekuestruara TIRANË- Identitetet e nënës dhe djalit të saj, të cilët vodhën sende dhe shuma parash në...
Si u zbuluan nga policia/ Vodhën 120 mijë euro një banesë, arrestohen nënë e bir në Tiranë
TIRANË- Nënë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vjedhje. Të dy ata kanë vjedhur sende dhe...
Thyen masat e sigurisë, dy të rinj në pranga në Gjirokastër
Foto ilustruese GJIROKASTER- Dy 19-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në qytetin e Gjirokastrës pasi kanë thyer masën ...
Falsifikim pasaporte, arrestohet turku në Tiranë, në kërkim dhe shoku 40-vjeçar
Foto Ilustruese TIRANË- Një 30-vjeçar nga Turqia është arrestuar në Rinas për falsifikim dokumentash. Mësohe...
Plagosja e dy serbëve në Kosovë, reagon Bashkimi Evropian: Autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm
Foto Ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Sht&eum...
Dhunë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen tre persona në Fier
Foto Ilustruese FIER- tre persona janë arrestuar në Fier ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një...
FOTOT/ Rama ndan peisazhin nga liqeni akullnajor i Lenies: Zona me superpotencial
Foto ne Lenie TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga liqeni akullnajor i Lenies dhe maja e Valamarës, duke i paraqitur k...
Nis debati/ Lulëkuqja simbol i genocidit serb? Pse duhet për Kosovën një simbol i vjedhur nga anglezët
Foto ilustruese TIRANE- Prej disa javësh në rrjet është propozuar një nismë nga qendra “Gjenocidi në Kosov&eu...
EMRI/ I dënuar me 25 vite burg për trafik droge e vjedhje, arrestohet në Morinë i shumëkërkuari nga Turqia
Foto ilustruese TIRANË- Kesim Sedal, turku i dënuar me 25 vite burg është arrestuar ditën e sotme në Morinë. Më...
