Aktualitet

EMRAT/ Vodhën 120 mijë euro në banesë, zbulohen identitetet e nënës dhe djalit

Në prangat e policisë kanë rënë 49-vjeçarja Rozeta Dobi si dhe djali i saj 23-vjeçari Havier Dobi.

7 Janar 2023, 10:45 Nga I.A
EMRAT/ Vodhën 120 mijë euro në banesë, zbulohen identitetet
makinat e sekuestruara

TIRANË- Identitetet e nënës dhe djalit të saj, të cilët vodhën sende dhe shuma parash në vlerë 120 mijë euro janë identifikuar nga policia. Në prangat e policisë kanë rënë 49-vjeçarja Rozeta Dobi si dhe djali i saj 23-vjeçari Havier Dobi. 

Rozeta Dobi fillimisht ka punuar në atë banesë si punonjëse e mirëmbajtjes. Por pasi ka lënë punën, ajo ka thurur grabitjen së bashku me djalin e saj 23-vjeçar. Gjatë kontrollit të banesës së ish-punonjëses janë gjetur dhe sekuestruar 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjes.

rozeta dobi havier dobi vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll