Aktualitet

Thyen masat e sigurisë, dy të rinj në pranga në Gjirokastër

Dy të rinjtë janë M.R., dhe E.D.

7 Janar 2023, 10:18 Nga f.g
Thyen masat e sigurisë, dy të rinj në pranga në
Foto ilustruese

GJIROKASTER- Dy 19-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në qytetin e Gjirokastrës pasi kanë thyer masën e sigurisë "arrest me burg" pasi janë arrestuar më herët për trafik droge dhe mbajtje armësh të ftohta. Dy të rinjtë janë M.R., dhe E.D.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit M. R., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesat e tyre, nuk janë gjetur aty, duke thyer kështu, masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara nga Gjykata.

Shtetasi M. R. ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa shtetasi E. D., për mbajtje armësh të ftohta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia./Dosja.al

thyerje e arrestit

Sondazh

Poll