Aktualitet

Nis debati/ Lulëkuqja simbol i genocidit serb? Pse duhet për Kosovën një simbol i vjedhur nga anglezët

Gazetarja shqiptare me banim në Gjermani, Danja Bono, ka ngritur një shqetësim në Facebook, ku pyet pse Kosovës i duhet një simbol i vjedhur, kjo edhe për faktin se në Britaninë e Madhe, ka një festë pikërisht me të njëjtin simbol, që kujton të rënët në luftë

7 Janar 2023, 09:08 Nga f.g
Nis debati/ Lulëkuqja simbol i genocidit serb? Pse duhet për
Foto ilustruese

TIRANE- Prej disa javësh në rrjet është propozuar një nismë nga qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit serb. Edhe pse nisma është mbështetur publikisht nga shumë personazhe publike, disa detaje vënë tashmë në pikëpyetje këtë nismë. Gazetarja shqiptare me banim në Gjermani, Danja Bono, ka ngritur një shqetësim në Facebook, ku pyet pse Kosovës i duhet një simbol i vjedhur, kjo edhe për faktin se në Britaninë e Madhe, ka një festë pikërisht me të njëjtin simbol, që kujton të rënët në luftë. "Tani me thoni ju, duhet nje simbol i vjedhur apo dicka origjinale per te perkujtuar viktimat nga lufta ne Kosove?",-shkruan Bono. 

POSTIMI I PLOTE:

Pse duhet per Kosoven nje simbol i vjedhur nga anglezet?
Dita e Përkujtimit (Remembrance Day), e njohur edhe si Dita e Lulëkuqes (Popy Day), për shkak të traditës së vendosjes së një lulëkuqe mbi veshje, është një ditë përkujtimore veçanërisht në Britani e shtetet anëtare të Commonëealthit britanik, e cila përkujtohet që nga fundi i Luftës së Parë Botërore dhe nderon pjesëtarët e forcave të armatosura që kanë vdekur në krye të detyrës. Sipas një tradite që ka filluar me Mbretin George V të Anglisë (03.06.1865-20.01.1936, periudha e mbretërimit 06.05.1910-20.01.1936) në 11 Nëntor të vitit 1919, kjo datë përkujtohet gjithashtu edhe nga shumë vende që nuk janë anëtare të Commonëealth-it. Në shumicën e vendeve, Dita e Përkujtimit (Remembrance Day) festohet çdo 11 Nëntor për të kujtuar atë që njihej më parë si Dita e Armëpushimit (Armistice Day) që i dha fund Luftës I Botërore (28.07.1914-11.11.1918).
Tani me thoni ju, duhet nje simbol i vjedhur apo dicka origjinale per te perkujtuar viktimat nga lufta ne Kosove?

Nis debati/ Lulëkuqja simbol i genocidit serb? Pse duhet për

Ndërkohë që në të njëjtin status, komentuesit shprehen se "lulëkuqja' është bazë për krijimin e drogërave. "…dhe më e bukura: kjo lule është bazike për krijimin e heroinës dhe drogërave të tjera.",-shkruan një komentuese A.N. 

Qendra kërkon caktimin e lulekuqes si simbol për genocidin serb në Kosovë, me arsyetimin se lulëkuqja në shumë vende të botë është bërë simbol për të përkujtuar të rënët gjatë luftrave. Katër petalet e lulëkuqes do të paraqesin katër format e akteve të gjenocidit që Serbia zbatoi në Kosovë që janë: vrasje, dhunë seksuale, spastrim etnik dhe shkatërrim të objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar. Ndërkohë që në vend të farave në lulëkuqen, si simbolikë do të vendosën silueta burrash, grash dhë fëmijësh që kanë rënë pre e mizorisë serbe.  /Dosja.al

danja bono simboli i luftes lulekuqja gjenocidi në kosovë – plagë e hapur lulekuqja simbol i gjenocidit ne kosove

Sondazh

Poll