Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

7 Janar 2023, 07:24 Nga I.A
Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për
Foto Ilustruese

TIRANË- Vendi ynë ditën e sotme do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Gjithashtu, në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes, në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë, si dhe shikim të reduktuar. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll