Aktualitet

Grabitet dyqani në Durrës, autorët marrin paratë dhe largohen! Policia në kërkim të tyre

Në njoftimin zyrtar është bërë me dije se ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, ku dy persona ende të paidentifikuar janë futur në dyqan.

6 Janar 2023, 21:13 Nga k.m.
Grabitet dyqani në Durrës, autorët marrin paratë dhe
Foto ilustruese

DURRËS- Një dyqan me produkte ushqimore është grabitur në Durrës pasditen e sotme, ku janë marrë rreth 15 000 lekë të reja, e gjithë shuma e xhiros ditore. Lajmi është bërë me dije nga Policia e Shtetit. Në njoftimin zyrtar është bërë me dije se ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, ku dy persona ende të paidentifikuar janë futur në dyqan, kanë marrë paratë dhe kanë ikur me makinë nga vendi i ngjarjes. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, Durrës, dy shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në një dyqan me produkte ushqimore në pronësi të shtetases M. T., ku kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore) dhe më pas janë larguar me një automjet. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

grabitje ne durres

Sondazh

Poll