Aktualitet

Grup shokësh po festonin në lokal, PAPRITUR u shkreh arma/ Si ndodhi plagosja në Bajram Curri?

Një grup shokësh të cilët ka qenë duke pirë dhe festuar ndërsa njëri prej tyre ka shkrehur armën aksidentalisht duke plagosur në këmbë njërin prej tyre.

6 Janar 2023, 19:16 Nga k.m.
Grup shokësh po festonin në lokal, PAPRITUR u shkreh arma/ Si ndodhi
Foto ilustruese

TROPOJË- Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen që ka ndodhur brenda lokalit në qytetin e Bajram Currit, ku mbeti i plagosur 61-vjeçari Din Qeleposhi. Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Një grup shokësh të cilët ka qenë duke pirë dhe festuar ndërsa njëri prej tyre ka shkrehur armën aksidentalisht duke plagosur në këmbë njërin prej tyre. Madje kanë qenë ata vetë që e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjakovës, ku 61-vjeçari po merr kujdesin e nevojshëm shëndetësor. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e lokalit, por megjithatë Policia po heton shkaket e ngjarjes dhe nëse arma me të cilën u plagos Qeleposhi, ishte e regjistruar dhe me leje. 

din qeleposhi plagosje ne tropoje

Sondazh

Poll