Aktualitet

Filli i vetëm! Prokuroria e Kurbinit rekurs Gjykatës së Lartë për Jeton Lamin: Mos e nxirrni nga qelia, të pyetet për zhdukjen e Ervis Martinajt

Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë me dy kërkesa për Jeton Lamin, ish-efektivin e Operacionales, i cili është arrestuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi në vend që të prangoste, shoqëronte nëpër Shqipëri Martinajn.

6 Janar 2023, 18:52 Nga k.m.
Filli i vetëm! Prokuroria e Kurbinit rekurs Gjykatës së
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami

KURBIN- Jeton Lami është i vetmi fill që mund të zbulojë se çka ndodhur me të shumëkërkuarin, tashmë të shpallur të zhdukur, Ervis Martinaj. Por duket se ka kyçur gojën. Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë me dy kërkesa për Jeton Lamin, ish-efektivin e Operacionales, i cili është arrestuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi në vend që të prangoste, shoqëronte nëpër Shqipëri Martinajn.

Prokuroria e Kurbinit kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për Lamin. Ndërkohë që kërkesa tjetër, është ajo për të marrë në pyetje të pandehurin, në lidhje me hetimet që po bën kjo Prokurori pas kallëzimit të familjarëve të Ervis Martinajt se kanë humbur kontaktet me të prej 5 muajsh tashmë. Deri më tani Jeton Lami nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me Martinajn, edhe pse është arrestuat që  më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit. Nga burime të ndryshme është raportuar se i vetmi person që Lami ka folur për Martinajn ka qenë ish-kryepolici Gledis Nano në një takim informal në zyrën e tij pas arrestimit, por kuurë nuk është konfirmuar zyrtarisht.  

Për Jeton Lamin, më 26 dhjetor, Prokuroria e Kurbinit zgjati edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimit për Jeton Lamin, duke arsyetuar se do të kryejë veprime të tjera hetimore. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

ervis martinaj zhduket ervis martinaj jeton lami

Sondazh

Poll