Aktualitet

Ç'ndodhi në Tropojë? 61-vjeçari u qëllua në këmbë, shkoi me urgjencë për t'u mjekuar në Gjakovë, S'DIHET si nisi SHERRI

I plagosur ka mbetur 61-vjeçari i identifikuar me inicialet D.Q.

6 Janar 2023, 18:45 Nga k.m.
Ç'ndodhi në Tropojë? 61-vjeçari u qëllua
Foto ilustruese

TROPOJË- Policia e Shtetit ka bërë me dije detajet e para lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Tropojë. I plagosur ka mbetur 61-vjeçari i identifikuar me inicialet D.Q. Ai ka shkuar menjëherë për t'u mjekuar në spitalin e Gjakovës. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tropojë/Informacion paraprak

Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne tropoje

Sondazh

Poll