Aktualitet

Habilajt duan “Audin”, apartamentet dhe garazhin/ I kërkojnë Gjykatës së Lartë t’iu kthejë pasuritë e konfiskuara nga SPAK

Përmes një rekursi të dërguar në Gjykatën e Lartë, Moisi dhe Florian Habilaj kërkon prishjen e vendimit të Apelit të SPAK. 

6 Janar 2023, 18:05 Nga k.m.
Habilajt duan “Audin”, apartamentet dhe garazhin/ I
Foto ilustruese

TIRANË- Anëtarët e fisit të Habilajve, të dënuar si anëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës, kërkojnë pasuritë e konfiskuara. Ndaj kanë paditur SPAK në Gjykatën e Lartë për të rimarrë pasuritë e tyre. Përmes një rekursi të dërguar në Gjykatën e Lartë, Moisi dhe Florian Habilaj kërkon prishjen e vendimit të Apelit të SPAK. 

Sipas A2CNN, Apeli i SPAK-ut la në fuqi vendimin e shkallës së parë, që i kaloi shtetit 9 pasuritë e Habilajve, me një vlerë prej gati 80 milionë lekë të rinj në total. Pasuritë që kërkojnë të rimarrin Habilajt janë 2 apartamente, një garazh 514 m2, një njësi tregtare, si edhe 5 automjete të markave të ndryshme, mes të cilave edhe Audi A8. 

Disa prej pasurive figurojnë në emër të Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt. Ndërkohë që Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 37 vite burg në total, 4 anëtarët e grupit të Moisi Habilaj, edhe pse Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion kërkoi 63 vite burg në total. 

Hetimet për grupin filluan në vitin 2017, pasi në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe që do të trafikohej drejt Italisë. Por teksa dënimi është dhënë, Moisi Habilaj ende nuk dihet se ku ndodhet. Ai u arratis nën hundën e policisë italiane, pasi ishte lënë në masën ‘arrest shtëpie” në një apartament në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, por kur karabinierët shkuan ta kontrollonin, nuk e gjetën aty. 

moisi habilaj spak pasuria e habiljave

Sondazh

Poll