Aktualitet

Plagosje në Tiranë, qëllohet me thikë 25-vjeçari te 'Rruga e Kavajës', policia në ndjekje të autorit

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

6 Janar 2023, 17:57 Nga A.B

Plagosje në Tiranë, qëllohet me thikë 25-vjeçari te

TIRANË- Plagoset me mjet prerës 25-vjeçari në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në 'Rrugën e Kavajës'. I riu me inicialet K.P është qëlluar nga personi me inicialet F.G. 25-vjeçari i plagosur po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

plagosje ne tirane plagoset 25-vjecari ne tirane

Sondazh

Poll