Aktualitet

'Ku shkuan 1 miliard euro donacione?'/ Qytetari kërkoi informacion për procesin e rindërtimit, bllokohet nga Bashkia Durrës

Qytetari deklaron se mesazhi i tij i parë nuk kishte asnjë lidhje me politikën.

6 Janar 2023, 16:50 Nga A.B
'Ku shkuan 1 miliard euro donacione?'/ Qytetari kërkoi
Bashkia Durres

TIRANË- Një qytetar është bllokuar nga Bashkia e Durrësit, në rrjetin social 'Facebook'. Përdoruesi me emrin Bledar Bala, komentoi në një postim të Bashkisë në lidhje me procesin e riparimeve të banesave. Mirëpo duket se pyetjet e tij mbetën pa përgjigje. Këtë e ka bërë të ditur vetë qytetari, teksa thotë se mesazhi i tij i parë nuk kishte asnjë lidhje me politikën, veçse kërkonte pak informacione për familjen e tij. 

MESAZHI NË POSTIM: 

Lajmi i vetem i mire eshte që ata banorë pas 3 vitesh do fusin koken ne shtepite e tyre e jo në Porto Romano!
Por zonia Sako nuk mbulohet masakra e termetit me dorëzime çelsash:
1. Kush u dënua nga institucionet për lejet e dhèna per pallatet qe u shembën?
2. Ku shkuan 1 miliard euro donacione dhe pèrse morèn pagesa 5 milion lek
eksponentet e PS pa patur dëme ne shtepi? 3. Përse u vonuan kaq shume riparimet deri ne kohë zgjedhjesh? 4. Ku po derdhen inertet e pallateve? 5. Kush garanton cilesine e ndertimit, pasi si nie ish inxhinier shumica e riparimeve janè berè pa breza suportues!!!!

'Ku shkuan 1 miliard euro donacione?'/ Qytetari kërkoi

POSTIMI i qytetari:

Nuk dua te bej POLITIKE pasi nuk me intereson por duke qene prej vitesh jashte dhe nje qytetar i Durresit perhere perpiqem te jem sa me aktiv dhe konstruktiv ne rrjetet sociale. Nje pyetje kisha per ju miqte e mi:
A ju duket normale te marr nje blok vetem perse bera disa pyetje edhe per familjaret e mi?
Edhe nje here nuk dua te bej politike dhe militantet mos te nerhyine fare ne diskutim!

'Ku shkuan 1 miliard euro donacione?'/ Qytetari kërkoi

bashkia durres

Sondazh

Poll