Aktualitet

'Po mbulon shpërblimet e Vitit të Ri'/ Denoncimi te Berisha: Policia e Qarkullimit ka nisur aksion gjobash në Delvinë

Personi që ka dërguar mesazhin, thotë se gjobat po bëhen me qëllim që të mbulohen shpërblimet e dhëna për Vitin e RI.

6 Janar 2023, 16:26 Nga A.B
'Po mbulon shpërblimet e Vitit të Ri'/ Denoncimi te Berisha:
Policia

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një denoncim që i ka mbërritur në inboxin e tij në Facebook. Sipas mesazhit, policia e qarkullimit rrugor po gjobit qytetarët me radhë në Delvinë. Në mesazh, shkruhet se këto gjoba, po bëhen me qëllim që të mbulohen shpërblimet e dhëna për Vitin e RI.

MESAZHI I BERISHËS:

Policia do që me gjoba, të mbulojë shpërblimet e Vitit të Ri. Lexoni mesazhine qytetarit dixhital. Pershendetje Doktor Policia e Qarkullomit Sarande ka dal dje me aksion gjobash ne Delvine te mbushi arken e shtetit per te plotesuar shperblimet qe dhane per Vit te Ri duke goditur qytetaret ne radhe.

sali berisha

Sondazh

Poll