6 Janar 2023, 15:58
Nga A.B
Mjeket
Për të veshur bluzën e bardhë, sikurse edhe për t’u bërë mësues, nuk mjaftojnë vetëm pesë vite shkollim.
Duhet praktikë profesionale pranë urdhrit përkatës, më tej provim për të marrë licencën e ushtrimit të profesionit e në fund një tjetër test për të siguruar një vend pune. Ata që sapo kanë përfunduar praktikën e detyrueshme janë në fazën e dytë tanimë, të shumë pritur nga ana e tyre. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka zbardhur kalendarin me datat e provimeve për nëntë profesione të shëndetësisë, të cilët do të testohen përgjatë një muaji, duke nisur nga 16 janari deri në 16 shkurt.
Në javën e ardhshme pritet të bëhen publikë emrat referuar këtij kalendari datash. Të interesuarit, përpara se të paraqiten për të dhënë provimin, duhet të konsiderojnë disa rregulla. Së pari, komunikimi, qoftë verbal në ambientet e provimit apo me celular, është rreptësisht i ndaluar, sikundër edhe konsumi i duhanit apo ushqimeve të tjera.
Po ashtu, ndërrimi i vendit apo lëvizja gjatë provimit është penalizuese për kandidatin. Kujtojmë që ky provim jepet kundrejt një vlere të caktuar, 10 mijë lekë për herë të parë dhe 2500 për secilën herë të pjesëmarrjes. Një skualifikim gjatë provimit apo edhe mosrespektim i orarit të caktuar penalizon kandidatin. Ai jo vetëm që nuk merr pjesë në test, rrjedhimisht nuk merr licencë dhe për një vit, deri në datën e provimit të radhës, nuk mund të kërkojë vend pune.
Paketa e dokumenteve gjithashtu është e rëndësishme, bashkë me maskën mbrojtëse, e cila është futur rishtazi, pasi u hoq një herë si detyrim. Një kartë ID ose pasaportë me një kopje të saj dhe fatura origjinale me vulë për pagesën e tarifës së provimit për llogari të QSHA janë të detyrueshme për t’u futur në sallë. “Kandidatët, të cilët nuk paraqesin dokumentet e mësipërme, nuk mund të marrin pjesë në provim. Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, ju bëjmë me dije se orari do të jetë i përcaktuar për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së”, nënvizon QSHA në njoftimin për kandidatët.
Pesëdhjetë pikë për të marrë licencën
Në ndihmë të bluzave të bardha që do testohen në sezonin e radhës, i cili do të zhvillohet në nisje të vitit të ardhshëm, ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve, nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.
Në rregulloren e provimit të shtetit të miratuar më herët, saktësohet se kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën e profilit ku aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Në rastet kur një kandidat nuk paraqitet në provim, ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk do të vlerësohet si i kryer. Pjesë e sezonit të testimeve do të bëhen edhe shumë kandidatë, të cilët kanë hyrë në testime gjatë sezoneve të shkuara, por që nuk kanë arritur dot të sigurojnë pikët minimale që duhen për të qenë kalues. Këta kandidatë do të duhet të shlyejnë një tarifë më të lartë se sa kandidatët që testohen për herë të parë./Marre nga Panorama
provimet per mjeket
Aktualitet
6 Janar 2023, 15:34
I.A
Protesta
BILISHT- Protesta e punonjësve të rrobaqepsisë në Bilisht duket se ka sjellë zgjidhjen e problematikave të ngritura ...
Aktualitet
6 Janar 2023, 15:38
A.B
Pajisje
Në shërbimin e kardiokirurgjisë janë ndërprerë ndërhyrjet kirurgjikale për shkak se në sallat e operac...
Aktualitet
6 Janar 2023, 15:35
A.B
Spital
TIRANË- Virozat e stinës dhe gripi që është në qarkullim kanë sjellë një fluks të shtuar në u...
Aktualitet
6 Janar 2023, 15:09
F.M
Astrit Hado
TIRANË- Drejtori i Institutit të Sigurimeve, Astrit Hado ka deklaruar se pensionistët nuk kanë pse të krijojnë ra...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:57
A.B
Ambulanca
ITALI- Granit Marku, 28-vjeçari shqiptar i cili pranoi para gjyqtarit krimin e kryer, do të mbetet në burg. Mediat italiane rapo...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:37
A.B
Kodimi
TIRANË- Zbatimi i kurikulës së kodimit në klasa të para është një nga risitë e prezantuara nga kryemini...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:17
I.A
Policia
DURRËS- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës për vepra të ndryshme penale. Një 46-vje&cc...
Aktualitet
6 Janar 2023, 13:50
a.l
moti
TIRANË- Dy javët që lamë pas janë karakerizuar nga një mot kryesisht i kthjellët dhe pranveror edhe pse jemi në...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:15
Porti i Durrësit
TIRANË- Rreth 60,000 pasagjerë dhe 20,422 automjete kanë udhëtuar nga dhe drejt portit të Durrësit p&eu...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:14
Foto Ilustruese
TIRANË- Hetimi i tre të akuzuarve për spiunazh nuk ka ecur sikurse pritej. Nga tetë pajisje telefonike të sekuestr...