Aktualitet

Protesta bën efekt! Punonjëset e fasonerisë në Bilisht arrijnë qëllimin, kolegia rikthehet në punë, kryhet likuidimi i pagave

Ndërkohë që edhe grave të cilat u ishin mbajtur një pjesë e pagës, u është bërë likuidimi total ditën e djeshme përmes bankës.

6 Janar 2023, 15:34 Nga I.A
Protesta bën efekt! Punonjëset e fasonerisë në Bilisht
Protesta

BILISHT- Protesta e punonjësve të rrobaqepsisë në Bilisht duket se ka sjellë zgjidhjen e problematikave të ngritura prej tyre. Euronews Albania shkruan se ka mësuar përmes kryetares së sindikatës, Mirjeta Mulla, se të gjitha rrobaqepëseve u është komunikuar rikthimi në punë pronari.

Ndërkohë që edhe grave të cilat u ishin mbajtur një pjesë e pagës, u është bërë likuidimi total ditën e djeshme përmes bankës. Gjithashtu bëhet me dije se sindikata e ngritur nga vetë punonjëset e rrobaqepsisë do të njihen nga pronari.

Punonjëset e fasonerisë dolën në protestë për shkak të uljes së pagës në një vlerë prej 10 mijë lekë, për 5 punonjëse të kësaj fasonerie. Sipas punëdhënësit të tyre ato nuk kanë kryer të gjitha proceset e planifikuara. Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore. Po ashtu, ka punonjëse të pasiguruara dhe kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes. Ndërkohë tjetër shkak i kësaj proteste ishte pushimi nga puna i drejtueses së sindikatës së puntorëve të fasonerive në Devoll, Mirjeta Mulla. 

mirjeta mulla proteste ne bilisht

Sondazh

Poll