Aktualitet

Dogjën automjetin dhe u kapën me kokainë, çfarë ndodhi në Tiranë, 8 nën prangat e policisë

Dy persona të tjerë janë arrestuar pasi një 32-vjeçar u kap në makinë me shufër metalike, ndërsa një tjetër u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.  

6 Janar 2023, 13:55 Nga I.A
Dogjën automjetin dhe u kapën me kokainë, çfarë
Policia

TIRANË- Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet 2 persona janë arrestuar për trafik dhe posedim të lëndëve narkotike. Dy persona të tjerë janë arrestuar për vënie zjarri të një automjeti si dhe për thyerje xhami të një makine. Një 44-vjeçar u arrestua për vjedhjen e një telefoni, ndërkohë që një 24-vjeçar u arrestua në Fier, pasi u kap me dorezë metalike me vete. Dy persona të tjerë janë arrestuar pasi një 32-vjeçar u kap në makinë me shufër metalike, ndërsa një tjetër u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.  

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: - K. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; - A. C., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin E. V., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit R. G. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: - E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Mustafa Qosja", i ka vënë zjarrin automjetit në pronësi të shtetasit A. D.; - B. R., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer xhamin e automjetit të shtetasit A. K. dhe ka vjedhur një pajisje;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. B., 24 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike si ato të Policisë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin N. Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

8 te arrestuar ne tirane

Sondazh

Poll