Aktualitet

Kë po kontrollojnë? Policia dhe RENEA aksion 'blic' te Liqeni i Thatë, shoqërohen disa persona

Aksioni po bëhet për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga policia.

6 Janar 2023, 13:55 Nga A.B
Kë po kontrollojnë? Policia dhe RENEA aksion 'blic' te
Aksioni

TIRANË- Aksion blic në kryeqytet. Policia dhe forcat speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle në disa makina në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Aksioni i cili ka nisur ditën e sotme, po bëhet për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga policia.

Kë po kontrollojnë? Policia dhe RENEA aksion 'blic' te

Siç shihet në foton e mësipërme të Dosja.al, policia po ushtron kontrolle ndaj disa personave në mes të rrugës. Ata janë nxjerrë nga makina në mënyrë të befassishme për t'u kontrolluar. Nga kontrollet mësohet se janë shoqëruar disa persona. Mbetet për t'u parë nëse këto persona janë emra të njohur të krimit në vend. 

Pritet që nga momenti në moment të ketë një njoftim zyrtar për aksionin e befasishëm.

Kë po kontrollojnë? Policia dhe RENEA aksion 'blic' te

policia kontroll te liqeni i thate

Sondazh

Poll