Aktualitet

Vlorë/ 38- vjeçari rreh kunatin, arrestohet nga policia, në pranga edhe një 29- vjeçar

Të arrestuarit do të përballen me akuzën për 2 veprat penale 'Dhunë në familje' dhe 'Drejtim mjeti ne gjendje të dehur'. 

6 Janar 2023, 13:50 Nga a.l
Vlorë/ 38- vjeçari rreh kunatin, arrestohet nga policia, në
Policia

VLORË- Një 38- vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë, pasi ka dhunuar kunatin e tij. Policia njofton se në pranga është vënë edhe një 29- vjeçar i cili ka shkaktuar një aksident në rrugën 'Gjergj Kastrioti', pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ai përplasi një 70- vjeçar i cili është dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Të arrestuarit do të përballen me akuzën për 2 veprat penale 'Dhunë në familje' dhe 'Drejtim mjeti ne gjendje të dehur'. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

DVP Vlorë- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagranë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasin K. V., 70 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne vlore

Sondazh

Poll