Aktualitet

I akuzuar për pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Bledar Lilon, dëshmia: Jam vetëm shofer

Lilo ka pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer.

6 Janar 2023, 13:51 Nga A.B
I akuzuar për pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Bledar
Gjykata

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj Bledar Lilos, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash”, në kuadër të grupit kriminal.

Ish- truproja i Rezart Taçit kërkoi masë më të butë sigurie. Nëpërmjet mbrojtjes, Lilo ka pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer.

Bledar Lilo dhe Artur Balla, disa javë më parë u morën të panduher pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, dhe do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë arrest me burg. Taçi, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë.

bledar lilo rezart taçi

Sondazh

Poll