Aktualitet

Sherri për dëmtimin e çatisë dhe makinave përfundon në TRAGJEDI, fqinji vret shqiptarin në Itali

Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia italiane. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes palëve, që detyruan shqiptarin në gjaknxehtësi e sipër të shkatërronte me eskavatorin në pronësi të tij, mjetet dhe shtëpinë e komshiut.

6 Janar 2023, 13:19 Nga A.B
Sherri për dëmtimin e çatisë dhe makinave përfundon
Eskavatori

ITALI- Vritet shqiptari Gëzim Dodoli në Itali. Vrasja e 57-vjeçarit me origjinë shqiptare ndodhi pas një mosmarrëveshje që kishte me fqinjin e ti në një fshat të Arezzos. Ishte shqiptari, ai i cili dëmtoi me eskavator 4 makina të përkuara të fqinjit të tij e më pas goditi disa herë me kovën e eskavatorit muret dhe çatinë e shtëpisë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme komshiut të tij, Sandro Mugnai.

Ky i fundit, në rrethana të tilla, mori pushkën dhe qëlloi disa herë në drejtim të 57-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur. Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia italiane. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes palëve, që detyruan shqiptarin në gjaknxehtësi e sipër të shkatërronte me eskavatorin në pronësi të tij, mjetet dhe shtëpinë e komshiut.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe zjarrfikësit. Banesa e fqinjit, e dëmtuar me eskavator, është konsideruar e pabanueshme dhe familjarët janë larguar nga shtëpia. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Burimi: Leggo.it

vritet shqiptari ne itali itali gëzim dodoli sandro mugnai

Sondazh

Poll